Art & Kulturë

Çfarë ndodh nëse fëmija juaj konsumon shumë salçiçe

Salçiçet janë ushqimi i preferuar i miliona njerëzve, veçanërisht në Amerikë, ku shiten në formën e hot dog-ëve në evente dhe festivale të ndryshme.

Disa hulumtime tregojnë se vetëm ditën e katër korrikut, çdo vit amerikanët i konsumojnë më shumë se 155 milionë salçiçe.

Sidoqoftë, doktorët thonë se fëmijët që konsumojnë salçiçe kanë një rritje prej 9 % të rrezikut për të zhvilluar leukemi. Veç kësaj, nëse prindi i fëmijës ka konsumuar salçiçe para se të lind fëmija, atëherë fëmija rrezikohet të vuajë edhe nga kanceri.

Nëse nëna gjatë shtatzënisë konsumon më shumë se një salçiçe në javë, rritet rreziku që fëmija të vuaj nga kanceri në tru.

Arsyeja prapa këtyre është se salçiçet përmbajnë aditivë nitrat potasiumi, që shtohen në prodhimin e tyre për të parandaluar botulizmin.

Veç kësaj, gjatë procesit të gatimit këta nitrate të kombinuar me aminet në mish krijojnë një përbërës shumë të rrezikshëm që shkakton kancerin, i njohur ndryshe edhe si N-nitroso.

Prandaj, nëse salçiçet janë ushqimi juaj i preferuar, është mirë t’i ndalni menjëherë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).