Art & Kulturë

Zgjidhja e Bashkisë së Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

Gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“New York Times” dhe “Washington Post” kanë hapur gazetat e tyre me foton  nga Tirana ku tregohet zgjidhja që bashkia ka dhënë për tregjet. Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i “Reuters”, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg.

Kjo zgjidhje inteligjente e dhënë nga bashkia e Tiranës për tregjet publike ka zënë një hapësirë të veçantë edhe për agjencinë Reuters, apo gjigantin botëror “The Guardian” dhe NBC.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).