Art & Kulturë

Zgjidhet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, ja kush e fitoi garën

Hervin Çuli ka fituar për të dytën herë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Ky lajm është konfirmuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dje u bë e ditur se Çuli do të rikandidonte për një mandat të dytë, ku nga sa është mësuar, emri i tij u propozua tek Këshilli i Ministrave.

Hervin Çuli ka qenë për katër vitet e kaluara drejtor i Teatrit Kombëtar dhe prej dy muajsh, ai ishte i komanduar deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Në garën për drejtor të TK të shpallur nga Ministria e Kulturës konkurruan Ema Andrea, Laert Vasili, Genc Fuga dhe Çuli.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).