Art & Kulturë

Zbulohet mumja me tre gishta dhe kafkë të madhe/ Një specie njerëzore e panjohur më parë apo UFO?

Një trup njeriu i mumifikuar dhe i ruajtur në gjendje perfekte është gjendur në Nazca, Peru. Ky zbulim ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, për arsye se ai ka patur vetëm 3 gishta në të dy duart, një kafkë të madhe dhe nuk ka patur hundë e veshë.

Ai është dërguar për t’u analizuar në një laborator afër me provincën ku është gjendur në Peru. Mumja është e gjatë 1.68 cm dhe ka përmasa trupore të ngjashme me njerëzit normal. Sipas Dr. Korotkov, mungesa e veshëve dhe hundës tek skleteti i trupit nuk janë pasojë e një deformimi, por cilësi të veçanta që ky humanoid ka patur, duke e konsideruar atë si “një specie të veçantë njerëzore, një krijesë tjetër”.

Kjo mumje nuk është e vetmja me një kafkë të stërmadhe që është zbuluar në Peru. Kafkat “Paracas” janë gjendur me shumicë në vendndodhje të ndryshme arkeologjike përgjatë këtij vendi, të cilat datojnë që prej 300 e 3000 mijë vitesh.

Mumja e çuditshme është gjetur e mbuluar me një pudër të bardhë, e cila është përdorur për të tharë lëkurën në mënyrë që trupi të ruhej në gjendje perfekte. Shkencëtarët mendojnë se organet janë akoma të paprekura brenda trupit të tij.

Nga analizimi i mbetjeve të karbonit në këtë skelet, studiuesit mendojnë se kjo specie daton që prej viteve 245-410 p.es. Ndërkohë, analizat e AND-së janë dukë u kryer dhe nuk ka dalë ende një përgjigje që të shpjegojë këto karakteristika të çuditshme.

Kjo mumje ka ngritur shumë pyetje mes shkencëtarëve, të cilët mendojnë se ajo mund të jetë një specie e ndryshme njerëzore që është harruar në kohë, ose një alien që ka vizituar Tokën shumë kohë më parë. Misteri mbi mumjen me 3 gishtërinjë vazhdon të jetë akoma i pazgjidhur…

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).