Art & Kulturë

Workshop dhe Ekspozitë

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në datën 2 Nëntor 2018, organizon nё Prishtinë, takimin e përbashkët me titull: ”Arkeologjia e shpëtimit, një mundësi potenciale për arkeologjinë” – si urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës” bazuar në protokollin e bashkëpunimit ‘’Deklarata e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqiperisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës’’ Ref. Nr. 2003/2018, date 18.06.2018.

Në kuadër të realizimit të aktivitetit do të mbahen 7 tema nga përfaqësues të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, si dhe ekspozitë fotografike nga puna në terren. Qëllimi i këtij aktiviteti është shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veprimtaria e të cilave lidhet drejtpërdrejtë me evidentimin, ruajtjen dhe rritjen e vlerave të trashëgimisë arkeologjike, në fushën e arkeologjisë së shpëtimit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).