Vritet reperi amerikan, XXXTentacion

Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së.

Artisti 20-vjeçar, emri i të cilit në realitet është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi e qëlloi me armë zjarri, sipas TMZ.

Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.

Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje.