Muaji Tetor është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit të popullatës rreth kancerit të gjirit. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë së bashku me Repeat Wellness, Cohls Sport Wear dhe Spitalin Amerikan organizojnë ecje/vrapim ndërgjegjësues për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës përmes apelit për të kryer ekzaminime dhe për ta parandaluar në kohë kancerin e gjirit, këtë sëmundje që çdo vit e më shumë njeh përmasa në rritje në vendin tonë.
Kjo nismë vjen si nevojë për të rritur vemendjen dhe mbështetjen për:
Sensibilizim
Zbulim të hershëm
Trajtim
Kujdesin Paliativ
Informim
Bashkohu me ne më 27 Tetor ora 10:00 tek Liqeni Artificial, hyrja nga Diga
Regjistrohu: https://www.vrapomeshprese.com
[email protected]