ytetit bregdetar të Vlorës do t’i shtohet një tjetër shëtitore, që do të jetë krenaria e ndryshimit të vijës bregdetare në katër vitet në vijim.
Kjo shëtitore fillon nga zona pas tunelit e në vazhdim dhe ka një gjatësi prej 3 km, projekt që do të ketë një korsi biçikletash të dedikuar gjatë gjithë rrugës automobilistike. Po ashtu do të ketë një korsi për njerëzit që duan të shëtisin në këmbë duke parë ulje ngritjet e terrenit, zonën shkëmbore dhe gjithë gjërat e tjera, duke përmirësuar aksesin në të gjitha plazhet.