Dokumentari ‘Kurrizi’ me skenar të Doruntina Bashës dhe Arif Muharremit e regji të Orgesa Arifi, vjen me premierë më 7 shtator.
Dokumentari ‘Kurrizi’ trajton një hapësirë urbane, gati suburbane, në Lagjen Dardania, e cila në vitet e 90’ta, shndërrohet në hapësirë paralele shoqërore, kulturore të të rinjve shqiptar – në atë periudhë, regjimi i Millosheviçit i kishte përjashtuar shqiptarët tërësisht nga jeta institucionale.
Ky dokumentar ka për qëllim të mbledhë tregimet për ‘Kurrizin’ si një pjesë e rëndësishme për memorien kolektive te viteve të 90-ta në Kosovë.
Pjesë e Premierës do të jenë edhe personalitetet që kanë histori e tregime të shumta të Kurrizit.
Premiera vjen më 7 shtator me fillim nga ora 20:00 në Miqt Pub, në Prishtinë. Dokumentari është përkrahur nga CHwB Kosova.