Art & Kulturë

Video/ Publikohet traileri i shumëpritur i pjesës së dytë të filmit “Mamma Mia!”

Pas suksesit të tij botëror, që mbërtheu zemrat e shumë njerëzve, vjen seria e dytë e filmit “Mamma Mia!”, e titulluar “Mamma Mia: Here We Go Again”.

Në këtë film rikthehet aktorja legjendare Meryl Streep, së bashku me Amanda Seyfried, Colin Firth dhe do të vij për të luajtur në këtë film për herë të parë, Lily James.

Këtë rradhë, do të shohim se si nisi gjithçka: Lily, që luan Donnën kur ishte një vajzë e re, shpërngulet në ishullin ku jeton aktualisht dhe do të njihet me tre pjestarët e bandës muzikore suedeze ABBA, që do t’ja ndryshojnë jetën përgjithmonë.

Lily ne rolin e Donnes se re

Ky film është bazuar mbi muzikën e këtij grupi dhe do të sjelli të tjera hite muzikore të tyre, ku një pjesë e tij është xhiruar në bregdetin e Kroacisë. Gjithashtu, pjesë e këtij filmi do të jetë edhe këngëtarja e famshme amerikane Cher.

Amanda Seyfried, Meryl Streep, Cher

‘Mamma Mia: Here We Go Again” do të shfaqi premierën e tij më 20 korrik të vitit 2018, kur është edhe përvjetori i 10-të i daljes së filmit të parë.

Trailer:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=101&v=XcSMdhfKga4

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).