Grupi i famshëm amerikan Kelly Family krijoi në vitin 1999 këngën e bujshme “Children of Kosovo”, që shërbeu si një himn shpëtimi për të gjithë kosovarët që përballeshin përditë me realitetin e luftës.
Teksti i saj paraqet gjendjen e tmerrshme të kosovarëve në frontin e luftës dhe fëmijët e tyre, të cilët u ekspozuan ndaj ngjarjeve të dhunshme në një moshë shumë të re. Kështu, ajo pushtoi shumicën e ekraneve të kanaleve të muzikës në botë pas bombardimeve të Serbisë.
“Children of Kosovo” u shndërrua në hit në disa prej vendeve më të fuqishme në Tokë, e sidomos në SHBA.
Dëgjojeni më poshtë: