Kompania e re Bellus3D ka publikuar pajisjen e saj të re, e cila shërben për skanimin e fytyrës gjatë shkrepjes së fotografive, duke u instaluar në telefonat Android.
Këtë risi e bëri të ditur në Las Vegas, gjatë konferencës teknologjike CES. Kjo pajisje lidhet me kamerën e celularit dhe nëpërmjet rrezeve infrared, skanon fytyrën duke krijuar kështu një selfie 3D.
“A nuk është e mrekullueshme? Selfiet ishin shkrepje 2D të pamjes tonë, ndërsa tani me këtë teknologji, ju do të shihni veten tuaj në 3D, nga të gjitha drejtimet.”-, ka deklaruar për BBC, Eric Chen, themeluesi i kompanisë Bellus3D.
Shikoni videon më poshtë për të parë se si funksionon kjo pajisje.
https://www.youtube.com/watch?v=Z6uIaAHcgy8