Art & Kulturë

UndeRadio

UndeRadio është një platformë radiofonike e cila përmes internetit synon të nxisë fëmijët të shprehen hapur dhe të ngrenë zërin mbi çështjet që i shqetësojnë vetë ata në jetën e tyre të përditshme, në shkollë, në famije e komunitet.
UndeRadio synon të rrisë nivelet e pjesëmarrjes së fëmijëve duke përdorur WebRadio që fëmijët të shprehen lirisht për çfarë ata i shqetëson!
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Save the Children ju lë takim ditën e enjte, datë 14 Qershor ora 10:00 tek Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës për të folur, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të vizatuar dhe për të kaluar orë të këndshme edukative dhe sensibilizuese!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).