Tryeza e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”

Sot në orën 10.00, në sallën “Libri Akademik”, do të organizohet tryeza e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, në 84-vjetorin e lindjes.

Veprimtaria është përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave do të bëjë të njohur vendimin e Kryesisë së saj për ripropozimin e kandidaturës së shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi, drejtuar zyrtarisht Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, bashkë me motivacionin.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).