Art & Kulturë

Tregu i këmbimit valutor në botë po tronditet ndjeshëm nga Bitcoin

Vlera e Bitcoin, monedhës së internetit, ka pësuar një rritje të madhe prej 25% brenda natës së djeshme në tregun financiar, si pasojë e shtimit të kontatave të lidhura me të.

Ekspertë të bursës kanë deklaruar se Bitcoin do të legjitimohet në vitin 2018 si një monedhë mjaft e vyer, por përsërisin rrezikun që monedha përmban, duke theksuar që të kufizohen blerjet e saj në shuma të mëdha.

Ky shqetësim vjen pas një sërë spekulimesh, sipas të cilave, vlera e madhe e Bitcoin nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër, që përdoret për të tërhequr bizneset e reja, të cilat investojnë në të, pasi kanë dëgjuar lajmet mbi rritjen e vlerës së saj.

Ministri i financës së Koresë së Jugut dhe shefi i bankës qëndrore të Zelandës së Re, kanë ndarë gjithashtu të njëjtin shqetësim mbi monedhën elektronike, ku sipas tyre ajo i ngjason një fllucke që është gati për të shpërthyer, impakti i së cilës do të rrënojë mijëra veta që kanë investuar në të.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).