Art & Kulturë

Trajnim per Google AdWords dhe Google Analytics

Të gjithë ata që punojnë në fushën e Marketingut dixhital dhe duan të mësojnë më shumë rreth Google Adwords dhe Google Analytics, ju ftojmë në trajnimin që do të organizohet për këto tema në datat 26-28 Shtator nga kompania Mindset 3 Consulting.

Kujt i shërben trajnimi?

– Profesionistëve të fushës së Marketingut
– Specialistëve dhe menaxherëve të stafit të departamentit të
Marketingut
– Bizneset që tregtojne online (E-Commerce) dhe/ose operojnë në
fushën e shitjeve
– Kompanitë që eksportojnë në tregjet e huaja
– Studentë të Marketingut

Temat të cilat do të trajtohen janë:

– Bazat e Google AdWords
– Përgatitja e strategjisë dhe implementimi i fushates
– Menaxhimi dhe optimizimi i një fushate nëpërmjet KPI
– Zgjedhja e fjalëve të duhura kyç
– Reklamim në Google Search, Portale, YouTube.
– Bazat në Google Analytics
– Shpjegimi i termave kyc
– Matja dhe leximi i rezultateve të fushatës

Trajnues : Miroslav Varga dhe Igor Jurić.

Miroslav Varga është specialist i motorrit të kërkimit dhe i reklamimit online, me njohuri të thella të AdWords të Google. Ai është folës në TEDx, multilingual, me eksperiencë dhe i specilaizuar në optimizimin e llogarive, analizat statistikore dhe me të dhënat.
Flet rrjedhshëm gjuhën kroate, gjermanisht dhe anglisht.
Miroslav është trajnues i certifikuar për Google AdWords dhe lektor i marketingut online në shkolla dhe institucione të ndryshme. Gazmor dhe njeri i ngrohtë me shumë interesa. Ai njihet dhe si ‘gjyshi’ i GAIQ (Google Analytics Individual Qualification) në rajon.

Igor Jurić është Digital Marketing Account Manager në kompaninë Escape Ltd, me vendndodhje në Kroaci. Ai është gjithashtu Account Manager dhe bashkë-themelues i Adloomen, një kompani kroate e cila merret me menaxhimin e fushatave të Google AdWords për biznese të vogla dhe të mesme (krijimin dhe optimizimin e llogarive, auditimin e llogarive dhe fushata të ndryshme për kërkim dhe shfaqje).

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).