Tema globale e dhjetorit për CreativeMornings është TRADITA. Në Tiranë do të jetë Ilda Mara që do të na tregojë eksperiencën e saj kreative dhe dedikimin e jetës së saj për traditën dhe trashëgiminë kulturore.
“Tradita është një urë lidhëse mes të shkuarës dhe të tashmes. Ajo është një mënyrë e transmetimit të vazhdueshëm të dijes, abstrakte ose konkrete nga një gjeneratë në tjetrën nëpërmjet fjalës, shkrimeve, objekteve, etj.
Tradita jonë bazohet tek besime, vlera, trashëgiminë kulturore dhe zakonet që kanë influencuar jetën e përditshme në Shqipëri në rrjedhën e shekujve, dhe që janë të pranishme dhe sot.
Ne kemi një trashëgimi kulturore materiale dhe shpirtërore tejet të pasur të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s: Butrintin dhe qendrat historike të Beratit dhe të Gjirokastrës, pa harruar dhe listën e trashëgimisë jomateriale te ku bën pjesë polifonia shqiptare, si dhe Kodikët e Beratit, të cilët janë pjesë e Kujtesës së Botës.
Ruajtja dhe promovimi i traditës dhe trashëgimisë kulturore kanë qënë lajtmotivi i një seri iniciativash që unë kam ndërmarrë; po keshtu gjetja e formave te reja per transmetimin e tyre sidomos tek rinia.
Tradita është një kujtesë e gjallë, dhe unë jam munduar që me nismën tonë të kontribuoj sadopak në mbajtjen gjallë të kësaj kujtese përmes revistës periodike “Art & Trashëgimi”, Festivalit ndërkombëtar “Takimet Muzikore të dy Botëve”, konkursin fotografik “Mbro & Promovo”, etj.
Eventi do të mbahet të premten, datë 21 dhjetor, ora 9:30 te Universiteti Europian i Tiranës.