Art & Kulturë

Tom Hanks dhe Rita Wilson rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë testuar pozitivë për Coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet 63 vjeçari Tom Hanks, i cili aktualisht ndodhet në Australi, ndërsa dërgon mesazh për fansat, përcjellë Klan Kosova.

“Përshëndetje, njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit”, fillon Hanks mesazhin.

“Rita kishte disa të dridhura që erdhën dhe shkuan… Ne u testuam për Coronavirus, dhe u zbulua se ishin pozitivë”.

“Ne Hanksët, do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa kërkon shëndeti dhe siguria publike”, përfundon Hanks.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).