Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet përdorimin e maskave nga popullsia si një mënyrë efektive për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Referuar studimeve më të fundit, rezulton se koronavirusi përhapet gjerësisht edhe përmes ajrit. Covid-19 mund të jetojë deri në tre orë në grimcat e imta që qarkullojnë në ajër, çka rrezikon infektimin e personave që ecin pa maska në zonat ku kanë qarkulluar të prekurit nga ky virus.
Zyrtarët e OBSH-së janë të mendimit se përdorimi i gjerë i maskave nga popullsia është i nevojshëm në këto kushte.