THE UNSPEAKABLES-A cycle of meetings for women, because we all have the same secrets.
Nga Christina Haglund
Një cikël takimesh për vajzat dhe gratë që duan të shprehen lirshëm ose të dëgjojnë në qetësi. Së bashku do të kuptojmë që potenciali më i madh për komunitetin e grave është në dorën tonë. Do të diskutojmë mbi temat e gjera të shoqërisë dhe trupave tanë në mënyrat më praktike duke u bazuar në eksperiencat tona.
E ENJTE-04.08.2022
I. Lindja dhe mëmësia; jo ajo çfarë presim/prisnim.
Në këtë takim nënat dhe nënat e ardhshme do të diskutojnë mbi mëmësinë. Çfarë do të donim të dinim përpara se të bëhemi nëna? Çfarë nuk thuhet rreth mëmësisë? Ku mund të gjejmë frymëzim të vërtetë? Do të pyesim rreth lindjes, si mbërritëm në frikën ndaj saj dhe si ti besojmë inteligjencës së trupit tonë. Në këtë takim nuk do të ketë rregulla përveç të folurit hapur rreth gjërave të reja mbi këtë temë të vjetër sa koha.
E PREMTE-05.08.2022
II. Bimët e zonës; ushqyes dhe kura mjekësore shumë pranë teje.
Kudo rreth nesh ka bimë me vlera ushqyese të jashtëzakonshme që mund ta ndryshojnë dietën tonë në mënyrën e duhur. Ky takim është një trajnim fillestar mbi kërkimin e ushqimit dhe bimësinë, duke u fokusuar në bimët e zonës urbane të Shkodrës.