Art & Kulturë

“Testamenti”, shfaqja që sjell copëza nga e kaluara

Në ndërtesën e Hamamit të vjetër në Prizren kësaj radhe do të mund të shihni një shfaqje mjaft interesante. Organizata Jo-Qeveritare “Dua” prezanton shfaqjen eksperimentale “Testamenti” e cila vjen me regji nga Zana Duraku.

“Testamenti” është shfaqje eksperimentale bazuar në poezinë “Jam Shqiptar”nga Mitrush Kutelit, në monodramën “Vdekja e një mbretëreshe” nga Rexhep Qosja dhe “Fjalimi i Skënderbeut “nga Stephan Zannowich. Copëza nga e kaluara që shërbejnë për të tashmen dhe të ardhmen.

Përzgjedhja dhe dramatizimi është bërë nga Mirlinda Bekteshi, përderisa luajnë aktorët Rabije Kryeziu dhe Armend Ballazhi.

Në piano: Alzan Gashi, në qifteli, lahut dhe tupan: Xhemail Gllavica. Koreograf: Rabije Kryeziu, skenograf\kostumograf: Skerdi Morina, organizator: Berat Prizreni, mjeshtër i ndriqimit: Mursel Bekteshi, xhirimet: VVJ studio.

Shfaqja vjen premierë më datë 31 gusht, në ora 20:00.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).