Art & Kulturë

Telefoni i vogël Android që kushton 54 dollarë

Ndërkohë që tendenca e përgjithshme duket të jetë drejt telefonave me ekrane të mëdha, kjo gjë nuk i ka penguar disa prodhues që të zgjedhin një model më të vogël të telefonit që bazohet në Android dhe kushton më lirë, përkundër specifikave të mira.

Jelly, për shembull, ka ndërtuar një telefon ultra të vogël me Android Nougat dhe 4G LTE.

Edhe pse është i vogël, Jelly është ende një telefon shumë i mirë. Ka një version të plotë të Android Nougat, së bashku me dyqanin Google Play të instaluar dhe të gatshëm për t’ju ndihmuar të shkarkoni të gjitha aplikacionet tuaja të preferuara. Telefoni kohët e fundit ka hyrë në Kickstarter dhe deri më tani ka marrë 54,876 dollarë në mbështetje për prodhim.

Telefoni nuk duket aspak i keq për sa i përket karakteristikave. Jelly vjen me një procesor quad-core në 1.1GHz deri në 2GB RAM dhe 16GB hapësirë ruajtëse, edhe pse modeli bazë vjen me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme.

Kjo hapësirë ruajtëse mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet një porti të caktuar për microSD kartë. Kamera e pasme vjen me 8MP dhe kamera përballë ofron 2MP.

Modeli më bazik i Jelly shitet për 54 dollarë, ndërsa tjetri variant që quhet Pro shitet për 75 dollarë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).