Qytetet e mi
Qytetet e ngazëllimit të parë,
të zymtësisë së pashoqe,
të l’ennui-së së muajve të gjatë të veljes,
qytete me qiej të ngritur kaq lart,
kaq larg prej njeriut.
I dua kishat tuaja,
ku heshtja befas shpërthen në lutje,
në lotë, në përgjëratë,
dhe kambanat e tyre,
që shpallin në qiell
një ndjesë a nëmë prej metali,
por edhe atë marri të lehtë
dhe ekstazën në buzët e atyre
që pandehin se ia kanë hedhur vdekjes.
Në sajë të projektit “Andrra”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, grupi “Ata” organizon takimin letrar me autorin Azem Qazimi. “Psikagogjia” është libri i përzgjedhur për t’u trajtuar në takimin e datës 17 shtator, ora 18.00 te qendra rinore “Ata”.
Azem Qazimi ka lindur në 6 shkurt të vitit 1977.
Ai është poet, prozator dhe përkthyes.
Ka studiuar për gazetari dhe më vonë është profilizuar në studimet master në Antropologjinë Kulturore. Është autor i librave me poezi “Ajri i Kryqëzimit”, “Për dhuntinë e mahnitjes” dhe “Psikagogjia”, ndërsa në prozë ka dy përmbledhje me tregime “Të bekuarit, Sfera” dhe “Anatomi e shkurtër e pikëllimit”.
Data e takimi: 17 shtator
Ora: 18.00
Vendi: Qendra Rinore ATA, Kamëz
Stacioni i shkollës “Ibrahim Rugova”, pallati përbri postës shqiptare.
Për të gjithë ata që nisen nga Tirana, autobusat gjenden pranë Bibliotekës Kombëtare në çdo orë.