Nën dirigjimin e Pëllumb Vula dhe Hajrullah Syla, të premten më 29 dhjetor vjen koncerti festiv nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”. Në koncertin që mbahet në Gjakovë, do të interpretojnë Kori dhe Orkestra e kësaj shkolle ndërsa mbahet në hollin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”. Koncerti nis në orën 19:00.