O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n’hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me […]