“Sot një djalë i ri u gjend pa ndjenja në banjat e bibliotekës. Ambulanca, policia dhe zjarrfikësit mbërritën të gjithë thuajse në të njëjtën kohë, as dhjetë minuta pas telefonatës për ndihmë. “Edhe një tjetër sot”, mendova duke iu lutur Zotit që ta shpëtonte, teksa shihja dritat verbuese kuq e blu të makinave në hyrje […]