A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm […]