I Dashur Atdhe nga Asdreni

I Dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).