Aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, ka vlerësuar veprimin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, për të ndihmuar në krizën shëndetësore atje për shkak të koronavirusit.
Në një postim në Instagram Story, shoqëruar me një foto të emigrantëve shqiptarë në vitet 1990, Stone shkruan: “30 vite më parë, Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër!”.
Vendimi i Shqipërisë u përshëndet gjerësisht nga politika, media dhe populli italian, madje ministri i Jashtëm i Italisë u shpreh se BE duhet ta vlerësojë gjestin e Shqipërisë e cila meriton të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, për faktin se dëshmon të njëjtat vlera që krijuan BE-në.