[codepeople-post-map]“Students December Fest 2017” është festa e përvitshme që organizohet nga Universiteti i Tiranës për të gjithë të rinjtë me rastin e festave të fundvitit, në hyrje të Qytet Studentit.
Por, këtë vit, do të zhvillohet në po të njëjtën datë dhe vend, edhe “Electronic Beats Students Fest”! Kjo është festa e parë që Telekom organizon për studentët.
Secili prej dy organizatorëve, kanë nga një axhendë të ndryshme nga njëri- tjetri, edhe pse do të ndodhen vetëm disa metra larg. Në Students Fest, organizuar nga UT, të ftuarit që do të performojnë janë: Revolt Klan, Grupi Lynx, Xheisara, Flor Bana, Dj Ndreko dhe Dj Moss. Ajo do të zhvillohet në orën 18:00, të enjten, 14 dhjetor.
Ndërkohë që, Telekom Beats pritet të ketë të ftuar Dj të muzikës elektronike, dhe jo vetëm. Festa hapet të enjten 14 dhjetor, ora 17:00, tek hyrja e Qytet Studentit, sipër godinës Iliria.
Këto dy evente sjellin një llojshmëri zgjedhjesh, duke bërë që ju të zgjidhni destinacionin tuaj sipas dëshirës dhe preferencave muzikore, për të kaluar një mbrëmje të bukur dhe festive.