Data 23 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit në të gjithë botën dhe për ta festuar këtë ditë të rëndësishme, studentët e Maqedonisë kanë vendosur të organizojnë diçka të veçantë.
Me dhjetëra studentë nga Shkupi e Tetova kanë shkuar në qendër të kryeqytetit maqedonas e kanë nxjerrë nga çanta librat dhe kanë filluar t’i lexojnë ato.
Disa prej tyre të ulur, disa në këmbë e disa duke ecur, secili prej tyre ka pasur nga një libër të dorë, duke shkaktuar habi tek njerëzit e tjerë, të cilët nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Megjithatë, sapo e kanë marrë vesh këtë kauzë, shumë prej tyre i kanë lavdëruar për veprimin e bërë.