Art & Kulturë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, hyrja falas për të gjithë në vendet arkeologjike

Shqipëria i është bashkuar festimit të Ditës Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike, ku të gjitha institucionet kombëtare që administrojnë vlera të trashëgimisë kulturore dhe parqet arkeologjike, do të përfshihen gjatë gjithë javës në një kalendar aktivitetesh.

Kjo datë festohet çdo vit, që prej miratimit të saj nga Konferenca e 22-të e Përgjithshme e UNESCO-s në 1983.

Qëllimi kryesor i kësaj dite është inkurajimi i individëve dhe komuniteteve lokale në të gjithë botën për të vlerësuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore për jetën, identitetet dhe komunitetet e tyre, si edhe rritjen e ndërgjegjësimit për diversitetin, por edhe rrezikun që i kanoset asaj, duke nxitur përpjekjet për mbrojtjen e ruajtjen e kësaj trashëgimie.

Related image

Tema për 2018, që do të shoqërojë të gjitha veprimtaritë në funksion të kësaj dite, është Trashëgimia Kulturore për Brezat, e cila do të udhëhiqet nga grupi i punës së ICOMOS për profesionistët e rinj.

Në 2018 tema e cila do të shoqërojë të gjithë veprimtaritë është Trashëgimia Kulturore për Brezat që udhëhiqet nga Grupi i Punës së ICOMOS për Profesionistët e Rinj. Shkëmbimi i eksperiencave dhe kalimi i njohurive ndërmjet brezave është hap i rëndësishëm në zhvillimin kulturor, duke e bërë përvojën njerëzore të paharrueshme.

Lidershipi/ Profesionistët e Rinj në çdo vend do të jenë në krye për të organizuar aktivitet që kanë për synim të komunikojnë me anëtarët më të rinj të shoqërisë e opinionit publik duke dëshmuar përdorimin sa më krijues të medias sociale.

Related image

Ndërkohë Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Kulturës në përmbushje të programit të saj në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë dhe identitetit tonë kombëtar në bashkëpunim me institucionet e saj, në përputhje me temën e përzgjedhur nga ICOMOS për 2018 “Edukimi përmes kulturës” ka përgatitur një listë aktivitetesh kulturore.

Në këtë ditë hyrja në monumente, parqe kombëtare dhe site arkeologjike është falas.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).