Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Ditët e Jurislav Koreniqit” që po mbahet nga 16-23 dhjetor 2017 në Sarajevë, këtë mbrëmje në programin garues të festivalit do të jepet shfaqja “Sonte jam vetëm” me regji të Enver Petrovcit e me aktorët Ilir Tafa dhe Niada Saliasi.
Kjo shfaqje përfaqëson teatrin kosovar në këtë festival, e cila është renditur në mesin e më të pëlqyerave. Në këtë event po konkurrojnë produksione teatrale nga shumë vende, si: Maqedoni, Mal i Zi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, etj.
Është bërë e ditur se ekipi i shfaqjes “Sonte jam vetëm” ka mbërritur në Sarajevë dhe shfaqja do të filloj në orën 20:00.
Në jurinë e festivalit spikatin disa nga emrat më të njohur të fushës së teatrit dhe filmit, si: Nebojša Glogovac, Dragan Komadina, Moamer Kasumović, Elma Berberović e Larisa Sarajlić-Ramović.
Të shtunën më 23 dhjetor do të jetë nata finale e Festivalit të Sarajevës, ku do të ndahen edhe çmimet fituese për kategoritë e caktuara.