Art & Kulturë

Si të zgjidhni këpucët e duhura

Ka disa rekomandime për zgjedhjen e këpucëve të duhura që ekspertët në shëndetin e thonjve dhe këmbëve këshillojnë që ju të ndiqni.

Blini këpucë në mbrëmje pas punës, sepse këmbët lodhen gjatë ditës dhe fryhen pak. Pra, duke ndjekur këtë këshillë do t’ju ndihmojë të zgjidhni madhësinë e duhur që do t’ju bëjë të ndiheni rehat gjatë gjithë ditës.

Mos kurseni para në këpucë. Është më mirë që të blini këpucë të materialeve natyrale si lëkurë, kamosh apo pambuk. Ky lloj i këpucëve do të ndihmojë këmbët tuaja të marrin frymë dhe parandalon djersitjen e tyre.

Përdorni xhel që mund të blihet në farmaci. Ato pengojnë fërkimin e këmbëve dhe për rrjedhojë, shfaqjen e kallos, flluskave dhe çështjet me nyjet e shputës në të ardhmen.

Mos vishni këpucë të reja gjatë gjithë ditës. Përpiquni t’i vishni nga pak çdo ditë.

Sa prej këtyre rregullave respektoni ju kur blini këpucë?

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).