Art & Kulturë

Si të bëni kroketa pule?

Po iu paraqesim variantin me te shendetshem dhe pa yndyre te filetove te pules te skuqura me galete. Shume here kete pjate mund ta keni ndeshur ne fast food-e te ndryshme, por duke qene pak e ushqyeshme per shkak te skuqjes se copave te pules, ndoshta nuk ka hyre ne zgjedhjet tuaja. Me ane te pjekjes, mishi i pules jo vetem qe nuk humb vlerat e tij ushqimore,  por shija permiresohet duke u kthyer ne nje recete te preferuar edhe nga femijet tuaj!
Perberesit per 4 persona

  • 3 gjoks pule pa kocka
  • 2 veze
  • 100gr galete
  • 100gr miell
  • 30gr djath parmixhano te grire (apo djath tjeter kackavall)
  • kripe
  • piper

Fillimisht, parangrohim furren ne 180 grade celcius. Lajme nen uje te ftohte gjokset e pules dhe i thajme mire me leter kuzhine. I presim ne copa mesatare apo ne fileto te holla dhe i kalojme ne tre ene ne te cilat kemi hedhur: tek e para miell me kripe dhe piper, tek e dyta vezet e rrahura me pak uje dhe tek e treta galeten me pak djath parmixhano te grire.

I vendosim copat e pules ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i leme te piqen per rreth 15 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I kthejme nga ana tjeter dhe i leme edhe 15 minuta te tjera ne menyre qe te piqen plotesisht. E sherbejme kete pjate me salcen tone te preferuar.

*Keshille: Gjate pregatitjes se kesaj recete, mundohuni te perdorni te dyja duart,pra nje dore do te jete e thate (me miell dhe galete) dhe tjetra e lagesht (me veze te rrahur). Keshtu do te evitoni formimin e “brumit” vetem ne njeren dore

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).