A keni menduar ndonjëherë se konservimi i akullit në mënyrën e gabuar mund të jetë e rrezikshme? Me ardhjen e verës, dëshira për një pije të ftohtë fillon të rritet. Çdo vit përdoren dhjetra e mijëra ton akull, por përgatitja e akullit në shtëpi kërkon shumë vëmendje. Kjo, pasi në një kub akull mund të futen shumë baktere dhe mikrobe.
Pastërtia
1. Si fillim gjëja më e rëndësishme është që ngrirja të jetë gjithmonë e pastër. Kështu që herë pas here, zbrazeni dhe dezinfektojeni.
2. Vazot e vogla që mbajnë akullin duhen larë me detergjent enësh ose në lavastovilje si të gjithë pajisjet e tjera të kuzhinës. Nuk mjafton vetëm shpërlarja. Përveç kësaj, këto vazo duhet të ruhen larg pajisjeve të tjera dhe në momentin që futen në ngrirje, nuk duhet t’i lini më shumë se 4-6 javë.
Kontrolloni temperaturën
Temperatura minimale e ngrirjes është -10° për të eleminuar zhvillimin e mikrobeve gjatë ngrirjes. Nëse keni dyshime që ngrirësi është fikur për një periudhë dhe më pas është riaktivizuar, bëni këtë eksperiment: Vini një formë kuzhine alumini me ujë në ngrirje. Sapo të ketë ngrirë, vërini sipër një monedhë dhe futeni sërish në ngrirje. Nëse pas pak kohësh, monedha gjendet e ngrirë në fund ose në mes të formës së aluminit, atëherë duhet të hidhni çdo gjë që keni në ngrirje, pasi frigoriferi juaj nuk punon siç duhet.
Në fund…
Përdorni njëherësh të gjithë akullin e ruajtur në vasketa dhe hidhni ato të ndenjurat.
Mos përgatisni me duar koktejlet me akull, por përdorni kapëset për siguri higjienike dhe në fund nëse përdorni aparat për thërrmimin e akullit, mbajeni gjithmonë të pastër.
Si ta përdorni:
1
Nëse keni nevojë për të përgatitur shumë akull, hidhni një litër ujë në një tavë furre dhe ngrijeni. Më pas me një çekiç ose gdhëndës guri thyeni akullin.
2
Për të rifreskuar apo aromatizuar pijet tuaja verore, fusni gjethe menteje ose borziloku në mbajtësin e akullit, bashkë me ujin.
3
Për një kafe të ftohtë perfekte me qumësht, përgatisni një kafe të gjatë dhe ftoheni me kube akujsh.
4
Për të çuar në tavolinë një broke me ujë të aromatizuar dhe të freskët, ngrini feta limoni brenda një forme mufins duke i shtuar ujë deri në mes të formës.
5
Tek mbajtësit e vegjël të akullit mund të ngrihen dhe fruta të prerë dhe bimë aromatike.
6
Për të marrë kube akulli tërësisht transparent duhet të zgjasni kohën e ngrirjes. Poziciononi mbajtësin e akullit brenda një qese për frigorifer dhe vendoseni në ngrirje.
7
Në mbajtësit e akullit mund të ngrihen dhe ushqimet për bebe, pestja dhe koncentrati i domates.