Art & Kulturë

Si mund të mbijetojë një poet në kohën e teknologjisë? E rrëfen ky film

Ylljet Aliçkaj është rikthyer në botën kinematografike me një film të ri, këtë rradhë me metrazh të shkurtër, i titulluar “Poeti”.

Ky film shpalos jetën e një poeti të talentuar, Beniamin N., i cili gjendet në vështirësi ekonomike për shkak të nënvlerësimit të shoqërisë moderne ndaj poezisë. Për të mbijetuar, ai vendos që të bëjë poezi ngushëllimi dhe lajmërime poetike vdekjesh.

Pas një takimi jo produktiv me botuesen e tij, Beniaminit i rekomandohet që të shkruajë një poezi për një person të vdekur dhe në të kundërt do të shpërblehej financiarisht. I gjendur përballë situatës së vështirë financiare, ai pranon dhe kështu fillon të krijojë një karrierë në këtë fushë.

Për të rritur njohuritë e tij, poeti fillon të konsultohet me trashëgiminë popullore të këngëve të vdekjes, si edhe duke bërë vizita të njëpasnjëshme në varreza, duke mbajtur shënim shkrimet nëpër guret e varreve.

Përgjatë rrugëtimit të tij, Beniamin do të takojë një skulptor, i cili po ashtu si ai ka përfunduar në biznesin e krijimit të skulpturave të varreve. Së bashku, ata do të ndihmojnë njëri-tjetrin për të ecur përpara në këtë fushë pune.

Si një nga emrat më të suksesshëm në fushën e kinematografisë shqiptare, Aliçkaj është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme. Ai mori çmimin për skenarin më të mirë me filmin “Slogans” në Festivalin e Filmit Shqiptar 2006. Po ashtu, ai ka fituar edhe shumë të tjera, si: ‘Tokyo Grand Prix – Golden Prize’, ‘Skenari më i mirë’ për filmin “Një Histori Provinciale”, etj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).