Art & Kulturë

SHQIPERIA IME

Të bashkuar harmonikisht, Recitali i Korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare.🇦🇱

🎤Koncerti koral “Shqipëria ime”, me një repertor të pasur e të larmishëm, me këngë burimore dhe koralet e përpunuara, 🥁 si dhe me interpretime mahnitëse në instrumente të solistëve, do të flasë shumë mbi 🦅 identitetin tonë kulturor e përcjelljen e tij te brezat e rinj.🎶

Ideatori Gramoz Burba dhe drejtuesi i Orkestrës së Ansamblit Popullor, Alban Tahiri, 📜 premtojnë shumë emocione të veçanta për atdhedashurie, bashkë me dirigjentin Vladimir Hasimi, Grupin Koral dhe solistët e vokalit të Ansamblit Popullor. 🫂

🎟️Bileta kushton 800 / 1000 lekë dhe mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).