Art & Kulturë

Shpresa – “Thesaret e Arkivit të Filmit”

Shkrimtari Dhimitër Xhuvani përfundoi në 1966 romanin e tij të parë ‘Tuneli’, një vështrim pesimist i jetës së vështirë të minatorëve. I akuzuar nga autoritetet si revizionizëm borgjez, romani u tërhoq nga qarkullimi. Por regjisori Kristaq Dhamo ndihmoi magjishem ne forma qe do i mesoni neser:) qe Kinostudio “Shqipëria e Re” ta sillte në ekranin e kinemasë me titullin SHPRESA. Studiuesja Elsa Demo do të udhëheqë një diskutim rreth rrugëtimit të veprës nga roman në ekranin e kinemasë ku Matilda Makoci shkëlqeu në rolin kryesor, falë mbështetjes së aktorit & regjisorit Eduart Makri, dhe aktorëve Edmond Budina e Drita Pelingu. SHPRESA u xhirua në portin e Durrësit ku, vetëm një vit më vonë, vala e parë e eksodit ndodhi. Ju mirëpresim në programin e dytë të “Thesaret e Arkivit të Filmit” – një program i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit kuruar & prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor. Me titra anglisht.

Kinema Agimi Ora 17:00

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).