Sezoni i gripit ka ardhur. Këtë herë një virus i ri na ka bërë që të mbyllemi të gjithëve në shtëpi.
Keni dhimbje trupi, fyti dhe aspak dëshirë për të ngrënë. Ju sugjerojmë të konsumoni çajin me xhinxher dhe shafran.
Nëse xhinxherin e keni përfshirë në ushqimet dhe çajrat e përditshëm, tani është koha të shtoni dhe diçka tjetër: shafranin. Ja një recetë e shpejtë dhe shumë efikase.
Së bashku me xhinxherin dhe shafranin shtoni dhe pak qumësht e mjaltë, çka ndihmon në balancimin e shijes së fortë dhe pikante.
Përbërësit:
1 gotë ujë
1/2 lugë çaji shafran
1/2 lugë çaji xhenxhefil
Pak qumësht (opsionale)
Mjaltë për ëmbëlsim
lëng limoni nëse dëshironi
Përgatitja:
Në një enë të vogël vini ujin të ziejë.
Shtoni shafranin dhe xhinxherin, ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.
Hidhni qumështin dhe çajin në gotë. Shtoni mjaltin për shije dhe pak lëng limoni nëse dëshironi. Ia hodhët gripit dhe çdo viroze të stinës me disa herë të konsumuar këtë çaj!