Artisti Shkamb Jaka vjen me ekspozitën e parë personale.
“DisDeKodim” është emri me të cilin Jaka e ka emërtuar punën e tij që po e përmbledhë përmes kësaj ekspozite.
Punimet e Jakës janë një ndërthurje e asaj që është natyrale, virtuale dhe të stadeve të ndryshme të mendjes. Me bashkimin e këtyre të triave, ai krijon disa rrugë të koduara që mund t’ju dërgojnë juve, si shikues, në vendet ku ai ka qenë mendërisht dhe fizikisht.
Ekspozita dhapet sot më 13 janar, në ora 19:00, tek Menza Ramiz Sadiku.