Art & Kulturë

Shfaqja “Pengu” në datat 2-3-4 Nëntor tek…

Shfaqja “Pengu”, bashkëproduksion i Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe Teatrit Kombëtar, vjen në datat 2-3-4 Nëntor, ora 20:00, në arTurbina, salla 400.

Një grup prej katër personash vendosin të marrin peng një person të njohur e më pas të kërkojnë shpërblim për ta lëshuar. Njëri prej pengmarrësve, Justini, baba i ri i divorcuar, shprehet kundër pengmarrjes pasi përveçse të gabuar e konsideron edhe të vështirë, por në fund i shtyrë nga vështirësitë financiare, pranon dhe kryen pa dëshirë atë që kërkon shefi i tij. Ndërkohë, duket sikur pengmarrja vështirësohet, pasi një polic hyn në shtëpinë e pengmarrësve dhe në përpjekje për të ndihmuar pengun, mbetet i vrarë. Në këtë situatë të rënduar kuptojmë se pengmarrja dhe motivi i saj janë krejt të ndryshme nga ajo që kemi menduar në fillim.

Ju mund të rezervoni prej ditës së nesërme në nr. 04 2223022, në orarin 09:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).