Shfaqja “Gjymtimi” përzgjidhet për programin e Festivalit të Martin McDonagh

Shfaqja “Gjymtimi” e Teatrit Shqiptar me regji të Qëndrim Rijanit është përzgjedhur në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Martin McDonagh në Perm të Rusisë.

Regjisori i shfaqjes “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në një intervistë të mëhershme kishte thënë se teksti i McDonagh paraqet pasqyrim të realitetit të pranishëm edhe në këto hapësira, me të gjitha mangësitë dhe problematikat, me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet. Rolet e kësaj shfaqje i interpretojnë aktorët e njohur të Teatrit Shqiptar, si : Adem Karaga, Amerins Nokshiqi dhe Luran Ahmeti. Në tekstet e McDonagh është i shprehur brutaliteti, si një prej formave më të njohura.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).