Art & Kulturë

Shën Gjergji do të festohet me festivalin “ERDHLEZETI”

Edicioni i kësaj radhe është edicioni i VI- të i festivalit ERDHLEZETI i cili i dedikohet festës së Shën Gjergjit dhe çdo vit fillon me po të njëjtën datë 5 Maj duke u mbajtur në rrugë në Prishtine.

Iniciatori i festivalit përkatës Bajram Kafu Kinolli u shpreh se për të realizuar ketë edicion është dashur përgatitje prej tetë muajsh dhe ky edicion do të jetë më i veçantë se edicionet paraprake sepse është dyfish më i madh dhe programi është më i pasur.

“Bendet të cilat i kemi përzgjedhur janë bende të njohura në mbarë botën por edhe organizimi është shumë më i mirë. Ketë vit shikuesit mund të argëtohen me eksperienca të reja dhe lloje të ndryshme të muzikës përfshirë edhe atë vizuale. 9 orë muzikë të gjallë nga 7 bende me mbi 45 performues vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.”, u shpreh Kinolli.

Bendet që do të marrin pjesë janë nga e gjithë bota, Dub Pistols nga Britania, Edo Maajka ng Kroacia i cili njihet si një nder reperet më të njohur të Ballkanit, The Bloody Foreigners janë bendi kosovar që veprojnë në Diaspor, Art Lokaj performues nga Kosova dhe shumë bende të tjera.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).