Kanë mbetur edhe dy javë, deri në nisjen e edicionit të 36-të, të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Edhe këtë vit ky seminar karakterizohet nga tri tema. Tema e sesionit të letërsisë është ‘Fakti dhe fiksioni’, tema e sesionit të gjuhësisë është ‘Qendrat e zhvillimit te shqipes’, ndërsa në sesionin e kulturologjisë është ‘Media dhe identiteti kulturor’.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë, atëherë Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.