Kompania Samsung sapo ka hedhur në treg smartphone-in e saj më të ri, Samsung Galaxy S9, S9+, i cili që prej datës kur doli, ka pasur një sukses dhe fitim të madh.
Megjithatë, duket se Samsung nuk resht së punuari për të nxjerr modele të reja. Kompania ka raportuar se ka nisur dizanjin e një modeli të ri të quajtur Samsung Galaxy S, i cili do të përfshijë panele tre LED dhe një ekran masiv prej 7 inç.
Por ajo çfarë e bën të veçantë këtë telefon, është se përdoruesit do të kenë mundësi ta palosin atë, duke nxjerrë kështu 3 ekrane prej tij.
Samsung synon që ta prezantojë këtë model të ri gjatë Kongresit Botëror të Telefonisë Celulare, i cili do të mbahet në shkurt të 2019.