Rudina dhe Blerta rikthejnë muzikën e viteve të 90-ta

Nisma e artisteve Rudina Xhaferi dhe Blerta Zeqiri të cilat morën përsipër të rikthejnë muzikën e viteve të 90-ta, po vjen pas një pauze të gjatë.

Duke e konsideruar si një ide të qëlluar e cila është mirëpritur nga gjeneratat përkatëse, regjisorja Blerta Zeqiri dhe artistja Rudina Xhaferi, po e risjellin një event të tillë përsëri në Hamam Bar Prishtina.

Hitet më të bukura botërore dhe vendore të viteve të 90-ta do të keni rast t’i dëgjoni e t’i shijoni në një natë ku do të riktheheni në kohë.

Eventi ‘Rudina’s and Blerta’s mixtape’ mbahet të premten duke filluar nga ora 21:30 në Hamam Bar Prishitna.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).