Art & Kulturë

Rikthehet “urbani i muzikës”

Artistët u kthyen sërish në “Urbanin e muzikës”. Pasagjerët e urbanit të linjave Kombinat-Kinostudio, Unazë e brendshme stacioni Parku Rinia dhe Tiranë e Re përjetuan një udhëtim ndryshe.

Instrumentistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor luajtën muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë për pasagjerët. Ata shijuan këngët e interpretuara me instrumente nga artistët duke u bërë dhe vetë pjesë e saj.

Udhëtarët shijuan sot një festë në urban kur muzika dhe tradita jonë erdhën në këtë mënyrë mjaft origjinale.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).