Revista kulturore e shkencore ”Diturija”

Botimi anastatik i revistës së mirënjohur kulturore e shkencore ”DITURIJA” u promovua dje më 10 tetor, në kuadër të kremtimit të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Botimi në fjalë erdhi si frut i bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë me Fondacionin ALSAR si dhe me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila do të mirëpresë në Prishtinë në javët e ardhshme promovimin dhe konferencën kushtuar “Diturisë” dhe themeluesit të saj Lumo Skendo.

Ky botim anastatik u organizua në dy vëllime të hijshme, vëllimi I: janar 1909 – tetor 1927 dhe vëllimi II nëntor 1927 – dhjetor 1929.

Natyra anastatike e tij sjell në të tashmen tonë vullnetin e autorit, botuesit, pse jo edhe shijen, finesat apo trillet e tij njerëzore. Por mbi të gjitha mundëson një lexim tërësor, një rrokje të plotë të të gjithë koleksionit të çmuar të “Diturisë” si për lexuesin e pasionuar ashtu dhe për studiuesin e ardhshëm të një prej personaliteteve dhe të një prej veprave më monumentale të jetës kulturore e shkencore kombëtare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).