Art & Kulturë

Restaurohet kroi në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për restaurimin e Kroit të lagjes së Poshtme në fshatin Dhoksat, Gjirokastër.

Fshati Dhoksat i njësisë administrative Lunxhëri, pjesë e bashkisë Gjirokastër është përzgjidhur për t’u përfshirë në programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural.

Dhoksati ëkonsiderohet fshat “i lavdëruar nga Zoti”, i çmuar për bukuritë, pjellorinë e tokës, frutikulturën, vreshtat, pyjet e kullotat dhe burimet e kristalta.

Fshati Dhoksat është një nga fshatrat më piktoresk të krahinës së Lunxhërisë. Fshati ka në listën e monumenteve edhe disa kulla dhe banesa. Përveç kostumit të rrallë popullor “lunxhe”, ka dhe traditën shekullore të ndërtimit të urave dhe krojeve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).